Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Numrat

 

Kapitulli 25

 

 

1.

 

Ndėrsa Izraeli ndodhej nė Shitim, populli filloi tė shthurret me bijat e Moabit.

               
 
 

2.

 

Ato e ftuan popullin tė kryejė flijime pėr perėnditė e tyre dhe populli hėngri dhe ra pėrmbys pėrpara perėndive tė tyre.

               
 
 

3.

 

Kėshtu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Izraelit.

               
 
 

4.

 

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr tė gjithė krerėt e popullit, vriti e vari para Zotit pėrjashta, nė diell me qėllim qė zemėrimi i zjarrtė i Zotit tė largohet nga Izraeli".

               
 
 

5.

 

Kėshtu u foli Moisiu gjykatėsve tė Izraelit: "Secili nga ju tė vrasė ata njerėz tė tij qė janė bashkuar me Baal-Peorin".

               
 
 

6.

 

Dhe ja, qė njė nga bijtė e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vėllezėrve tė tij njė grua madianite, para syve tė Moisiut dhe tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit, ndėrsa kėta po qanin nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes.

               
 
 

7.

 

Duke parė kėtė skenė, Finehasi, bir i Eleazarit, qė ishte bir i priftit Aaron, u ngrit nė mes tė asamblesė dhe mori nė dorė njė shtizė,

               
 
 

8.

 

ndoqi pastaj burrin e Izraelit nė alkovėn e tij dhe i shpoi qė tė dy, burrin e Izraelit dhe gruan, nė pjesėn e poshtme tė barkut. Kėshtu u ndal fatkeqėsia nė mes tė bijve tė Izraelit.

               
 
 

9.

 

Nga kjo fatkeqėsi vdiqėn njėzet e katėr mijė veta.

               
 
 

10.

 

Atėherė Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

               
 
 

11.

 

"Finehasi, bir i Eleazarit, qė ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemėrimin tim nga bijtė e Izraelit, sepse ai ishte i frymėzuar nga po ajo xhelozia ime; kėshtu nė xhelozinė time nuk i kam shfarosur bijtė e Izraelit.

               
 
 

12.

 

Prandaj i thuaj: "Ja, unė po lidh njė aleancė paqeje me tė,

               
 
 

13.

 

qė do tė jetė pėr tė dhe pėr pasardhėsit pas tij besėlidhja e njė priftėrie tė pėrjetshme, sepse ėshtė treguar i zellshėm pėr Perėndinė e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit pėr bijtė e Izraelit".

               
 
 

14.

 

Burri i Izraelit, qė u vra bashkė me gruan madianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i njė shtėpie patriarkale tė Simeonitėve.

               
 
 

15.

 

Dhe gruaja qė u vra, Madianitja, quhej Kozbi, bijė e Tsurit, qė ishte i pari i njė shtėpie patriarkale nė Madian.

               
 
 

16.

 

Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thėnė:

               
 
 

17.

 

"Bjeruni Madianitėve dhe i sulmoni,

               
 
 

18.

 

sepse ju kanė rėnė mė qafė me dredhitė e tyre dhe ju kanė mashtruar nė rastin e Peorit dhe nė atė tė Kozbit, bijė e njė princi tė Madianit, motėr e tyre, qė u vra ditėn e fatkeqėsisė pėr ēėshtjen e Peorit".

               
 
 

Numrat 26

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com