| Chapter 6 |
1 | Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit. |
2 | Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet. |
3 | Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin. |
4 | Sepse secili do të mbajë barrën e vet. |
5 | Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson. |
6 | Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç`të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. |
7 | Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme. |
8 | Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet. |
9 | Prandaj, sa të kemi rast, le t`u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit. |
10 | Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time! |
11 | Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit. |
12 | Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj. |
13 | Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota. |
14 | Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s`kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re. |
15 | Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë. |
16 | Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus. |
17 | Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen. |
18 | Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, shenjtorëve që janë në Efes dhe besimtarëve në Jezu Krishtin: |